Ndërlidhjet

Hakerët e publikuan lajmin e rrejshëm për vdekjen e Gorbachevit


Mikhail Gorbachev (djathtas) duke u përshëndetur me kryeminsitrin e Rusis Dmitry Medvedev
Mikhail Gorbachev (djathtas) duke u përshëndetur me kryeminsitrin e Rusis Dmitry Medvedev
Ish-presidenti rus, Mikhail Gorbachev, i ka përgënjeshtruar thashethemet për vdekjen e tij, pasi hakerët e publikuan një raport të rrejshëm në Twitter të një agjencie shtetërore të lajmeve.

Përgënjeshtrimi i tij u bë pasi në dy adresa të Twitterit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, u postua lajmi për vdekjen e Gorbachevit.

Gorbachev, i cili ishte lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, mbrëmë vonë i tha faqes në Internet të së përditshmes, Novaya Gazeta, se “unë jam gjallë dhe mirë”.

RIA Novosti tha se në adresat e saj në Twitter kishin depërtuar hakerët dhe se lajmi i rrejshëm ishte në Internet vetëm pesë minuta, pasi agjencia e kishte hequr atë.

Aktualisht, Mikhail Gorbachev, 82 vjeçar, ka pasur probleme shëndetësore.
XS
SM
MD
LG