Ndërlidhjet

Sulmet amerikane kanë vrarë 12 militantë në Jemen


Aeroplan amerikan pa ekuipazh
Aeroplan amerikan pa ekuipazh
Tri sulme që dyshohet se janë kryer nga aeroplanët amerikanë pa ekuipazh raportohet se kanë vrarë 12 militantë në Jemen.

Sulmet e se enjtës kanë pasur për cak miliantët e Al Kaedës që janë pjesë e grupit që është operacional në Gadishullin Arabik.

Dy sulmet e fundit kanë goditur zona në krahinën jugore të Jemenit, Hadramat duke vrarë gjashtë militantë.

Një sulm i realizuar më herët ka vrarë gjashtë militantë të tjerë në krahinën qëndrore jemenase të Maribit.

Zyrtarët ushtarak të Jemenit duke folur në kushte anonimiteti kanë thënë se të gjitha sulmet e tilla amerikane kanë pasur cak automjetet.

Prej 27 korrikut, sulmet me aeroplan pa ekuipazh kanë vrarë së paku 34 persona që dyshohen se kanë qenë militantë.

Sulmet janë bërë disa ditë pasi SHBA-të ka mbyllur misionet e saj diplomatike në Lindje të Mesme dhe Afrikë pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste.

Ambasadat amerikane dhe britanike gjithashtu e kanë evakuuar stafin jo esencial prej Jemenit.

Të mërkurën, autoritetet e Jemenit kanë thënë se ata e kanë zbrapsur një komplot të Al Kaedës për të marrë nën kontroll portet kryesore dhe gazësjellësit e këtij shteti.
XS
SM
MD
LG