Ndërlidhjet

Mutko: S'ka arsye për shqetësim për Olimpiadën në Rusi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri i sportit të Rusisë, Vitali Mutko ka reaguar ndaj shqetësimeve ndërkombëtare, kryesisht në perëndim që janë shprehur në lidhje me aprovimin e ligjeve të reja kundër homoseksualve në këtë shtet.

Reagimet ndërkombëtare në mesin e të cilave edhe personalitete të njohura të artit kanë kërkuar që Rusisë t’i merret e drejta e organizimit të lojrave dimërore olimpike që pritet të mbahen në Soçi për shkak të masave të reja kundër homoseksualve.

Ministri Vitali Mutko ka thënë: “Unë ju sigurojë juve se Lojrat Olimpike do të mbahen në nivelin më të lartë. Të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve do të mbrohen, mirëpo ligjet e çdo shteti që ju shkoni, natyrisht se duhet respektuar. Por, unë e them prap, kjo nuk ndikon të atletët pjesëmarrës aspak, ejani dhe garoni”.

Ligjet e reja ruse parashohin dënime të rënda për ata që siç e thotë ligji i ri rus, “bëjnë propagandë në favor të lidhjeve seksuale jo tradicionale”, duke menduar në lidhjet mes gjinive të njejta.

Disa prej atletëve ndërkombëtarë që janë hapur të deklaruar si homoseksual dhe të cilët janë pjesë e ekipeve të shteteve pjesëmarrëse në lojrat olimpike kanë shprehur shqetësim për ligjet e reja ruse.
XS
SM
MD
LG