Ndërlidhjet

Komandanti i KFOR-it e viziton Zubin Potokun


Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer
Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer
Situata e sigurisë në Zubin Potok gjatë mandatit të komandantit të KFOR-it, Volker Halbauer ka qenë stabile dhe nuk ka pasur asnjë konflikt në mes të ushtarëve dhe banorëve lokal, është thënë sot gjatë takimit në mes të udhëheqësit të trupave të NATO-s në Kosovë dhe atij që njihet si kryetar i paligjshëm i kësaj komune, Slavisha Ristiq.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Volker Halbauer ka thënë se KFOR-i edhe në të ardhmen do të kujdeset për siguri dhe paqe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, njoftojnë mediat në gjuhën serbe.

“Edhe më tutje do të jemi të pa-anshëm dhe në këtë mënyrë po përcjellim edhe proceset politike”, ka thënë gjenerali dhe ka shtuar se me dialog “mund të gjenden zgjidhjet e çështjeve të hapura”.

Ai ju ka bërë thirrje përfaqësuesve të kuvendeve komunale që Prishtina zyrtare i konsideron ilegale që të marrin pjesë në procese që të gjenden zgjidhjet paqësore.
XS
SM
MD
LG