Ndërlidhjet

Vriten 3 kinezë në Afganistan, 2 zhduken


Afganistan
Afganistan
Ambasada e Kinës në Afganistan ka bërë të ditur se tre shtetas të saj janë vrarë në Kabul dhe dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

Ambasada ka thënë se vdekjet janë pasojë e një sulmi në një ndërtesë apartamentesh në Kabul.

Ajo ka thënë se qytetarë të paidentifikuar kinezë janë vënë në shënjestër qëllimisht.

Deklarata e ambasadës i bën thirrje Qeverisë afgane që të ndërmarrarë masa të mënjëhershme dhe të hetojë krimin.

Kina ka bërë investime të mëdha në sektorin e minierave të Afganistanit dhe kompanitë kineze të minierave kanë punëtorë kinezë në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG