Ndërlidhjet

Al Kaida vret pesë ushtarë të Jemenit


Jemen
Jemen
Militantë të dyshuar të Al Kaidës kanë vrarë pesë ushtarë të Jemenit, të cilët kanë qenë roje pranë një objekti të gazit në qytetin Aden.

Sulmi ka ndodhur në mëngjes në terminalin e gazit të lëngshëm natyror Balhaf.

Qeveria e Jemenit ka paralajmëruar javën e kaluar se Balhafi mund të jetë në shënjestër të Al Kaidës.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi avionët e telekomanduar të Shteteve të Bashkuara kanë vrarë dy militantë në provincën Lahj të Jemenit.
XS
SM
MD
LG