Ndërlidhjet

Bolt e rimerr titullin e më të shpejtit të botës


Usain Bolt, rekordmeni botëror në vrapimin prej 100 metrave
Usain Bolt, rekordmeni botëror në vrapimin prej 100 metrave
Vrapuesi i shpejtë nga Xhamajka, Usain Bolt, e ka rifituar titullin e kampionit botëror në vrapimin 100 metërsh.

Në kampionatin botëror të atletikës që u mbajt të dielën në stadiumin Luzhniki të Moskës, 26 vjeçari Bolt e ka fituar garën në kohë prej 9.77 sekonda.

Ai kishte vendosur rekord botëror prej 9.58 sekondave për të njejtën gjatësi gjatë kampionatit botëror të mbajtur në Berlin në vitin 2009.

Ai e kishte humbur këtë titull para dy vjetësh në Daegu të Koresë Jugore kur është diskualifikuar për startim të gabuar.

Të dielën në Moskë, Justin Gatlin i SHBA-ve e ka fituar medalen e argjendtë, ndërsa Nesta Carter nga Xhamajka e ka fituar atë të bronztë në garën për vrapuesin më të shpejtë botëror.
XS
SM
MD
LG