Ndërlidhjet

Vdes princi i Holandës


Ilustrim
Ilustrim
Princi i Holandës, Johan Friso, ka vdekur pas 18 muajsh në komë.

Ai ka qenë vëllai më i ri i Mbretit Willem-Alexander.

Shtëpia mbretërore ka thënë se ai ka vdekur të hënën në Hagë.

Johan Friso ka qenë në komë qysh në shkurt të vitit 2012, kur është goditur nga një ortek në Alpet e Austrisë.

Ai ka qenë 44 vjeç dhe baba i dy fëmijëve.
XS
SM
MD
LG