Ndërlidhjet

Kosovë: Policia ka konfiskuar marihuanë të dyshuar


Policia e Kosovës thotë se në Leposaviq i ka konfiskuar 4 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, në saje të kujdesit të treguar të një shoferi të autobusit.

Rasti ishte shënuar rreth dje rreth orës 14, me ç’rast shoferi i autobusit i kompanisë “Kolashin prevoz” ishte paraqitur në stacionin e policisë së bashku me udhëtarët, për ta lajmëruar një pako të dyshuar në autobus.

Mëtutje, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, zyrtarët policorë i kanë identifikuar katër pako të dyshuara, të vendosura në një çantë, për të cilat kishte dyshime se ishin të mbushura me substanca narkotike. Sasia e konfiskuar nga policia ka më tepër se katër kilogramë.

Një udhëtar i dyshuar i moshës rreth 25 vjeç, që kishte hyrë në aubotus në Mitrovicë, e kishte lënë këtë çantë në bagazhin e autobusit, dhe nuk e kishte marrë atë kur ka zbritur në Leposaviq.

Udhëtarët e mbetur në autobus kishin deklaruar se çanta nuk ishte e tyre.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG