Ndërlidhjet

Azerbajxhan, Rusi: Nënshkruhet marrëveshje për naftë dhe gaz


Prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, Rosnef, kompani që udhëhiqet nga shteti, dhe kompania shtetërore e energjisë SOCAR e Azerbajxhanit, kanë nënshkruar një marrëveshje të gjërë për bashkëpunim në sektorin e naftës dhe të gazit.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Baku, në margjina të takimit ndërmjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Asnjëra palë nuk ka i ka zbuluar detajet e plota të marrëveshjes, që shihet si hap kah rritja e pranisë së Rusisë në industrinë e energjisë së Azerbajxhanit, që deri tash ishte e kufizuar.

Azerbajxhani, i pasur me naftë, është parë nga vendet e Bashkimit Evropian si alternativë e besueshme ndaj furnizimit me gaz natyror rus, që gjatë viteve të fundit ishte shkatërruar për shkak të mospajtimeve për çmim ndërmjet Rusisë e Ukrainës.

SOCAR tashmë ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë më të mëdha të nafëts në Evropë, siç janë BP dhe Statoil, dhe me kompaninë amerikane, ExxonMobil.
XS
SM
MD
LG