Ndërlidhjet

Rusi: Festohet fitorja e atletes Isinbayeva


Yelena Isinbayeva gjatë kërcimit të saj fitues në Kampionatin Botëror të atletikës në Moskë
Rusët po e festojnë fitoren e atletes së njohur Yelena Isinbayeva, në kërcim me shkop, në Kampionatin Botëror të atletikës, që po mbahet në Moskë.

Kjo është fitorja e tretë e saj në kampionatet borëtore të atletikës.

Isinbyeva, 31 vjeçare, e kërceu lartësinë prej 4.89 metra, në garat që u zhvilluan mbrëmë vonë në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Vendin e dytë e zuri amerikanja Jennifer Suhr, ndërsa në të tretin u plasua kubanja, Yarisley Silva.

Isinbayeva më parë ka triumfuar në kampionatet botërore në vitet 2005 dhe 2007, ndërsa në vitet 2004 dhe 2008, ka fituar medaljen e artë olimpike.

Gjatë viteve të fundit në karrierën e saj shënuar njëfarë rënie.
XS
SM
MD
LG