Ndërlidhjet

Suedi: Numri më i madh i azil-kërkuesve ballkanas nga Serbia


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Numri i shtetasve të Serbisë që kanë kërkuar azil në Suedi për vitin 2012 ka qenë më i madhi nga vendet e Ballkanit.

Gjatë vitit të kaluar, Suedia e ka regjistruar numrin më të madh të azil-kërkuesve në 20 vitet e fundit, ndërsa siç raporton agjencia serbe e lajmeve BETA, numri më i madh i azilantëve kanë qenë nga Siria, Somalia, Afganistani dhe shtetasit e Serbisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Kombëtare të këtij shteti, vitin e kaluar janë regjistruar 44 mijë kërkesa për azil, që i bjen 48 % më shumë se sa në vitin 2011.

Kërkuesit për azil kanë qenë nga 130 shtete të ndryshme.

Në mesin e azil-kërkuesve të dhënat zyrtare thonë se 7814 azil-kërkues kanë qenë nga Siria, që është numër 12 herë më i madh se sa një vit më parë, më pas vijnë shtetasit e Somalisë me 5644 kërkesa, afganët me 4755 kërkesa, banorët e Serbisë me 2696 kërkesa dhe banorët e Eritreas më 2356 kërkesa.

Megjithëse ligjet kundër pranimit të azil-kërkuesve po forcohen, Suedia mbetet vendi më mundësitë më të mëdha për marrjen e azilit, që është edhe arsyeja pse numri i azil-kërkuesve është rritur tejmase numri i imigrantëve.
XS
SM
MD
LG