Ndërlidhjet

Gjuriq: Zgjedhjet neutrale ndaj statusit garantohen me marrëveshjen e Brukselit


Këshilltari i presidentit serb, Marko Djuric
Këshilltari i presidentit serb, Marko Djuric
Kreu shtetëror serb ju ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sepse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar për interesin kombëtar dhe shtetëror serb.

Kreu shtetëror serb gjithashtu i ka porositur serbët e Kosovës që shteti do i qëndrojë pranë popullit të vet në Kosovë, pavarësisht vendimit që do e marrin ata, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.

“Hapat që do ndërmirren gjatë javëve dhe muajve në vijim do të tregojnë nëse e kemi shfrytëzuar shansën dhe kemi fituar apo nëse ka ndodhur mos-suksesi”, ju ka thënë gazetarëve në Beograd, Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb para ndërtesës së presidencës, ku është mbajtur takimi në mes të kreut shtetëror dhe përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës.

Gjuriq ka thënë se zgjedhjet do të jenë neutrale ndaj statusit dhe se kjo është e garantuar me marrëveshjen e Brukselit.

Këshilltari i presidentit serb gjithashtu ka thënë se Serbia nuk do e lejojë që në listën e zgjedhesve të vendoset “logo e të ashtuquajturit shteti i pavarur i Kosovës”, sepse atëherë nuk mund të flitet për një proces normal të zgjedhjeve.

“Sigurisht që as Bashkimi Evropian nuk do të lejojë shkeljen flagrante të principit të neutralitetit ndaj statusit”, ka thënë Gjuriq.
XS
SM
MD
LG