Ndërlidhjet

Konfirmohet kidnapimi i një deputeteje afgane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët afganë e kanë konfirmuar se një pjesëtare femër e parlamentit është kidnapuar.

Policia ka thënë të mërkuren se Fariba Ahmadi Kakar është marrë peng gjatë fundjavës derisa udhëtonte me tre fëmijët e saj në krahinën Ghazni.

Guvernatori i këtij rajoni, Ali Ahmadi, ka thënë se forcat e sigurisë kanë arritur të lirojnë tre fëmijet gjatë një operacioni të zhvilluar të hënën, mirëpo Kakar ka qenë duke u mbajtur në një lokacion tjetër.

Policia vendore ka thënë se kidnapuesit janë duke kërkuar lirimin e katër militantëve të talibanëve nga burgu.

Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se ai nuk ka informacion rreth kidnapimit.

Fillimisht ka pasur huti rreth kidnapimit të kësaj deputeteje.

Bashkëshorti i saj ka thënë se ajo nuk është marrë peng dhe se po qëndron në Turqi, derisa të afërmit e tjerë të saj kanë thënë se ajo është në spital.

Kidnapimi i saj është bërë pasi një senatore femër afgane, Rooh Gul ishte lënduar me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG