Ndërlidhjet

Sharif: Pakistani duhet ta luftojë terrorizmin


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif e ka shënuar ditën e pavarësisë së këtij shteti me thirrje për të mundur terrorizmin.

Duke folur në një nga ngjarjet shënuese të 66 vjetorit të pavarësisë së Pakistanit në Islamabad, Sharif ka thënë: “vullneti ynë është i fuqishëm dhe ne kemi mundësi për të mundur terrorizmin”.

Ai ka thënë se popullata e Pakistani duhet të punojë që të bëjë shtetin një “vend të paqes dhe stabilitetit”.

Shefi i ushtrisë, Ashfaq Kayani, ka bërë deklarim të njejtë gjatë një fjalimi të mbajtur të martën, duke thënë se mund të ketë mospajtime rreth formës se si duhet luftuar terrorizmi, “por dorëzimi nuk është opcion”.

Zonat klanore përgjatë kufirit të këtij shteti janë bërë zona të mbushura me grupe terroriste siç janë talibanët dhe aleatët e tyre, që përfshijnë Al kaedën dhe Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.

Mijëra janë vrarë gjatë 12 viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG