Ndërlidhjet

Manning kërkon falje


Bradley Manning
Bradley Manning
Ushtari i Shteteve të Bashkuara, Bradley Manning, ka kërkuar falje për dorëzimin e dokumenteve sekrete amerikane te ueb-faqja WikiLeaks.

Manning i ka thënë gjykatës së zbulimet e tij “lëndojnë Shtetet e Bashkuara”. Ai po ashtu ka thënë se nuk është i gatshëm të përballet me dënimin.

Manning mund të dënohet me 90 vjet burgim për zbulimin e qindra-mijëra dokumenteve të klasifikuara, ushtarake dhe diplomatike.

Rrjedhja e tyre ka ndodhur derisa Manning ka punuar si analist i inteligjencës në Irak, më 2010.
XS
SM
MD
LG