Ndërlidhjet

Zbulohet një lloj i ri i gjitarëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar se kanë zbuluar një lloj të rrallë të gjitarit i cili e ka pamjen e një ariu lodër apo ariu prej pellushi.

Ky lloj i ri i gjitarit ka lidhje familjare me rakun dhe kalon shumicën e kohës në pemë në pyjet e Andeve.

“Olinguito” (Olingjito), që e ka leshin me ngjyra të përziera në mes të portokallit dhe ngjyrë kafeje, krysisht ushqehet me fruta.

Ky është lloji i parë i gjittarëve të zbuluar hemisferën perëndimore në dekada.

Në Institutin Smithsonian në Ëashington, zoologjisti Kristofer Helgen, ka thënë se krijesa që një kohë të gjatë është marrë gabim për një lloj tjetër gjallese.

Një lloj i tillë apo olingjito ka qenë i pranishëm edhe në kopshtet zoologjike amerikane deri në vitin 2006, para se Helgen ta kuptojë që fjala është për një lloj tjetër gjallese.

Ai ka thënë se në Kolumbi dhe në shtetet e tjera mund të gjenden mijëra krijesa të tilla më e vogël se një metër, por vendbanimet e tyre janë në rrezik për shkak të aktiviteteve njerëzore.
XS
SM
MD
LG