Ndërlidhjet

Hidhet poshtë kërkesa e mbrojtjes së ushtarit amerikan që vrau 16 afganë


Vizatim i rastit i një prej seancave të procesit kundër rreshtetit, Robert Bales
Vizatim i rastit i një prej seancave të procesit kundër rreshtetit, Robert Bales
Një gjyaktës ushtarak në SHBA që po udhëheqë procesin kundër një ushtari amerikan që e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 16 civilëve afganë, e ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e prokurorëve të rastit.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se e drejta e kushtetuese e rreshterit të Stafit të Ushtrisë, Robert Bales që të mos e inkriminojë vetën është shkelur kur gjykatësi gabimisht i ka thënë prokurorëve një kopje të analizës së gjendjës mentale të Bales.

Mbrojtja ka argumentuar se prokurorët duhet të diskualifikohen.

Por, të mërkurën është vendosur që kjo kërkesë të hidhet poshtë, vendim ky i gjykatësit ushtarak, Koloneli Jeffery Nance.

Në qershor, Bales është deklaruar fajtor për vrasjet që i ka bërë në krahinën Kandahar në muajin mars të vitit 2012. AI e pranoi fajësinë për shkak se kishte arritur marrëveshje që kështu e eviton dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG