Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA: CIA e pranoi ekzistimin e hapësirës “Area 51”


Agjencia CIA e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka pranuar ekzistencën e lokacionit sekret për prova, në shkretëtirën e Nevadës, të njohur si “Area 51”.

Pas disa dekadash të fshehtësisë ekstreme për këtë lokacion, CIA u është përgjigjur kërkesave të shumta publike nga George Washington University dhe e ka publikuar një histori josekrete të këtij lokaliteti.

Në këtë dokument përshkruhet se si CIA ka filluar ta përdorë këtë lokacion të largët afër liqenit Groom, në mes të viteve të 50-ta, për provën e aeroplanit të spiunimit U-2.

Publikimi i dokumentit konsiderohet si një kthesë e madhe, pasi qeveria më parë kishte refuzuar bile ta pranoj ekzistimin e lokacionit.

“Area 51” ka luajtur një rol dominant në mesin e teoricienëve konspirativë, që për vite të tëra kishin dyshuar se lokaliteti ka mundur të jetë i involvuar në aktivitetet e anijeve kozmike nga ndonjë botë tjetër.
XS
SM
MD
LG