Ndërlidhjet

Filipine: Nga fundosja e anijes – më se 200 të zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Filipine thonë se më se 200 vetë konsiderohen të zhdukur, pas fundosjes së anijes së udhëtarëve, e cila ishte ndeshur me një anije transportuese.

Zyrtarët kanë thënë sot se është konfirmuar se së paku 28 vetë kanë humbur jetën gjatë këtij incidenti të rëndë, që ndodhi në ujërat afër portit Cebu.

Zyrtarët e Rojës bregdetare thanë se më se 600 njerëz kanë shpëtuar, shumica prej tyre me anije të peshkatarëve, që u kishin ardhë në ndihmë menjëherë pas informacioneve për ndeshje të anijeve.

Ekipet e zhytësve janë dërguar në vendin e fundosjes për të kërkuar dhe shpëtuar eventualisht njerëz.

Afro 870 vetë ishin në anije kur ndodhi përplasja me anijen transportuese.

Për dallim nga anija e udhëtarëve, ajo transportuese nuk është fundosur.
XS
SM
MD
LG