Ndërlidhjet

Britani: BE të dërgoj urgjentisht monitorues në Gjibraltar


Rreshtat e gjatë të automobilave në kufirin ndërmjet Spanjës e Gjibraltarit
Rreshtat e gjatë të automobilave në kufirin ndërmjet Spanjës e Gjibraltarit
Britania ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që në mënyrë “urgjente” të dërgoj monitorues në kufirin ndërmjet Spanjës dhe Gjibraltarit, që është një territor britanik tejoqeanik i vendosur në hyrje të Mesdheut.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron, tha se Londra beson se kontrollet e ashpra kufitare ndaj Gjibraltarit, nga Spanja, që poashtu është anëtare e Bashkimit Evropian, janë “të motivuara politikisht dhe jopërkatëse”.

Kontrollet e ashpra të sigurisë kanë krijuar pritje të gjata disa orëshe për turistët dhe banorët.

Spanja ka imponuar kontrolle pasi Gjibraltari ka hedhur blloqe çimentoje në det për të krijuar një bazë artificiale të peshkimit.

Spanja ka shqetësime se kjo bazë artificiale do ta shkatërroj industrinë e saj të peshkimit, në periudhën kur bizneset spanjolle po ballafaqohen me probleme ekonomike.

Spanja, që pretendon pronësi ndaj masivit shkëmbor në Gjibraltar, thotë se kontrollet e shtuara janë të domosdoshme për ta luftuar kontrabandën dhe pastrimin e parave.
XS
SM
MD
LG