Ndërlidhjet

Sport: Tenistja Sharapova ndahet nga trajneri Connors


Maria Sharapova në aksion
Maria Sharapova në aksion
Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, e cila kohëve të fundit ka shënuar rënie të formës sportive, e ka përfunduar raportin me trajnerin e saj amerikan, Jimmy Connors, pas vetëm një muaji të punës me të.

Ylli i tenisit borëtor, rusja Sharapova, ka konfirmuar mbrëmë se ajo është ndarë nga Connorsi.

Ky njoftim u bë pasi Sharapova këtë javë u eliminua në xhiron e dytë të turneut në Sinsinati të Shteteve të Bashkuara, pasi humbi nga tenistja e re amerikane, Sloane Stephens.

Sharapova, 26 vjeçare, e kishte angazhuar trajnerin Connors, që dikur ishte poashtu tenist tejet i njohur dhe i suksesshëm, pasi kishte humbur në turneurn e Wimbledonit në xhiron e dytë.

Prej fitores në turneun e hapur të Francës në vitin 2012, Sharapova nuk ka shënuar fitore në asnjë garë të njohur.
XS
SM
MD
LG