Ndërlidhjet

Vdes një nga të burgosurit norvegjez në Kongo


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një nga norvegjezët e burgosur në Republikën Demokratike të Kongos që akuzohen për vrasje, spiunim dhe konspiracion është gjetur i vdekur në qelinë e tij, të dielën.

Tjostolv Moland ishte arrestuar së bashku me Joshua French pas vrasjes së shoferit të tyre në vitin 2009 në xhunglën e Kongos.

Çifti i ka hedhur poshtë akuzat.

Norvegjia ka thënë se ata, që të dy shërbyes ushtarak, nuk janë spiunë.

Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide ka thënë se ai nuk do të spekulojë për arsyen e vdekjes të njërit prej të burgosurve, por ka shtuar se Norvegjia do bëjë “presion” për të kërkuar sqarim.
XS
SM
MD
LG