Ndërlidhjet

Konfirmohet vizita e Karzait në Pakistan


Presidenti afgan, Hamid Karzai (Ilustrim)
Presidenti afgan, Hamid Karzai (Ilustrim)
Presidenti afgan, Hamid Karzai pritet të vizitojë Pakistanin javën e ardhshme për të diskutuar procesin e paqes të bllokuar me Talibanët dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashme afgane, Janan Musazai, ka thënë të dielën se shteti i tij është i gatshëm për tu angazhuar me qeverinë e re në Pakistan.

Musazai ka thënë se diskutimet gjithashtu do të prekin tema si ekonomia dhe bashkëpunimi i biznesve në mes të dy shteteve.

Ai nuk ka ofruar datë të sakt për këtë vizitë, por mediat vendore raportojnë se Karzai do të udhëtojë drejt Islamabadit mes datave 26 e 28 gusht.
XS
SM
MD
LG