Ndërlidhjet

Iraku ekzekuton 17 persona, shumica me akuza për terrorizëm


Fotografi arkivi e ministrit të drejtësisë irakiane, Hassam al Shammari
Fotografi arkivi e ministrit të drejtësisë irakiane, Hassam al Shammari
Autoritetet irakiane kanë ekzekutuar 17 persona, shumica të dënuar me akuza që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Ministri i drejtësisë së Irakut, Hassan al Shammari, ka thënë përmes një deklarate të hënën se një banorë i Egjiptit dhe dy femra kanë qenë në mesin e të ekzekutuarve.

Deklarata e Shammarit ka thënë se 16 nga 17 persona të varur kanë qenë të dënuar për krime që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Personi i 17-të është ekzekutuar për shkak të një dënimi që nuk është treguar se çfarë ka qenë.

Deklarata nuk e ka treguar se kur janë kryer ekzekutimet.

OKB dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut rregullisht janë ankuar për shkak të ekzekutimeve në Irak, duke thënë se shumë prej dëshmive që janë dhënë nga ata që janë dënuar, kanë qenë dëshmi nën torturë.

Iraku ka ekzekutuar 129 persona në vitin 2012, ndërsa deri më tash, gjatë këtij viti ka ekzekutuar më shumë se 60 persona.
XS
SM
MD
LG