Ndërlidhjet

Sharif: Terrorizmi paraqet “kërcënim ekzistencial”


Nawaz Sharif
Nawaz Sharif
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka deklaruar se militantët islamikë paraqesin “kërcënim ekzistencial” për Pakistanin.

Në fjalimin e tij të parë para kombit, prej se u zgjodh kryeministër, në muajin Qershor, zoti Sharif theksoi se “Pakistani ballafaqohet me kërcënime të zymta dhe se ekzistenca e tij është në rrezik për shkak të terrorizmit”.

Pakistani, që posedon armatim atomik, nuk ka qenë në gjendje ta ndalë kryengritjen e talibanëve dhe të al-Kaidës, që po zgjasin për më tepër se një dekadë.

Kryeministri Sharif tha, poashtu, se ripërtritja e ekonomisë së dëmtuar dhe çrrënjosja e korrupsionit, janë në mesin e sfidave me të cilat ballafaqohet qeveria e tij.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Pakistan, fitoi partia e tij, Liga Myslimane e Pakistanit – Nawaz, ndërsa ai u zgjodh kryeministër.
XS
SM
MD
LG