Ndërlidhjet

Sekuestrohen 100 t material bombash në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Forcat pakistaneze të sigurisë kanë sekuestruar rreth 100 tonelata material për krijimin e bombave dhe kanë arrestuar dhjetë persona në qytetin Kueta.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se materiali i sekuestruar është i llojit të njëjtë me atë që është përdorur në dy bombardime këtë vit, në të cilat kanë humbur jetën rreth 200 persona.

Kueta është kryeqyteti rajonal i provincës Baluçistan, e cila është shkatërruar nga sulmet e talibanëve dhe dhuna sektare.
XS
SM
MD
LG