Ndërlidhjet

Sot, vendimi për lirimin e Mubarakut


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak
Një gjykatë egjiptiane mund të vendosë sot për lirimin nga burgu të ish-presidentit Hosni Mubarak.

Gjykatat kanë urdhëruar lirimin e tij me kusht në tre raste të tjera dhe avokati i tij është duke kërkuar lirim edhe nga rasti i katërt dhe i fundit kundër tij.

Rasti ka të bëjë me akuzat për marrjen e dhuratave të paligjshme nga ministri i tij informativ.

Avokati i Mubarakut pret të argumentojë se klienti i tij duhet të lirohet, pasi ai i ka kthyer prapa 600,000 dollarët që ka marrë.

Rastet e tjera përfshijnë një akuzë tjetër korrupsioni dhe vrasje të dyshuara të protestuesve, gjatë revoltës popullore të vitit 2011, e cila ka çuar në rrëzimin e qeverisë së Mubarakut.

Lirimi me kusht i Mubarakut nga këto raste është urdhëruar pasi ai ka shërbyer kohën maksimale të lejueshme në paraburgim.
XS
SM
MD
LG