Ndërlidhjet

Liga Arabe kërkon hetimin e dyshimeve për sulme kimike në Siri


Fotografi arkivi e Sekretarit Gjeneral të Ligës Arabe, Nabil Eraby
Fotografi arkivi e Sekretarit Gjeneral të Ligës Arabe, Nabil Eraby
Sekretari Gjeneral i Ligës Arabe, Nabil Elaraby i ka bërë thirrje inspektorëve të Kombeve të Bashkuara që të hetojë menjëherë raportimet për sulme me armë kimike në afërsi të kryeqytetit sirian.

Sipas aktivistëve në këtë sulm janë vrarë më shumë se 200 persona, raporton agjencia shtetërore e Egjiptit.

“Sekretari Gjeneral ka thënë në një deklaratë se ai është i befasuar që një sulm i till të bëhet në kohën kur këtë vend është duke e vizituar një ekip hetuesve ndërkombëtarë të OKB-së të cilët e kanë për detyrë që të verifikojnë përdorimin e armëve kimike”, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, MENA

“Ai ju ka bërë thirrje inspektorëve që menjëherë të nisen drejt pjesën Ghoutas lindore, një zonë periferike e kryeqytetit për të verifikuar se çfarë ka ndodhur”.
XS
SM
MD
LG