Ndërlidhjet

Mbajtja e Casillas ne stolin rezervë të Realit nuk ndikon në kombëtare


Fotografi arkivi e portierit të kombëtares spanjolle, Iker Casillas
Fotografi arkivi e portierit të kombëtares spanjolle, Iker Casillas
Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës në futboll, Vicente del Bosque ka thënë se vendimi i menaxherit të Real Madridit që ta mbajë, Iker Casillas në stolin e rezervave nuk do të ndikojë në statusin e portierit në ekipin kombëtar gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Ndeshjet për Kupën e Botës që kësaj radhe do të mbahet në Brazil do të fillojnë brenda më pak se një viti.

Zgjedhja e Diego Lopezit nga Ancelotti para Casillasit në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ligën spanjolle është vazhdim i vendimit të menaxherit të mëparshëm të Real Madridit, Johe Mourinho.

Del Bosque i ka thënë radio Cope: “Unë nuk mendoj se do të ketë ndryshime të mëdha. Ne jemi të lumtur me të tre portierët që i kemi. Nuk është ndonjë punë e madhe nëse ka një, dy, tri apo edhe 10 ndeshje pa u aktivizuar”.

Trajneri i Spanjës do e bëjë publike skuadrën e tij më 30 gusht për kombëtaren e këtij vendi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, ekip ky që do të përballet me kombëtaren e Finlandes.
XS
SM
MD
LG