Ndërlidhjet

Ish kapiteni i kombëtares së Rumanisë, Stefanescu bën vetëvrasje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Costica Stefanescu, ish kapiteni i kombëtares së Rumanisë i cili është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e këtij ekipi, ka vdekur pasi është hedhur nga kati i pestë i spitalit ku trajtohej nga sëmundja e kancerit, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Ai ka qenë 62 vjeçar.

Policia ka thënë se Stefanescu është hedhur nga kati i pestë të martën në një spital ushtarak.

Agjencia e lajmeve, Mediafax raporton të mërkuren se prokurorët ushtarak janë duke e hetuar rastin.

Stefanescu ka luajtur në 66 ndeshje për ekipin kombëtar nga viti 1970 deri gjatë viteve të 80-ta.

Ai ka qenë lojtar edhe i ekipit Steaua Bucharest dhe Universitatea Craiova, para se të bëhej trajner.

Ai ka qenë asistent i trajnerit të Rumanisë nga viti 1994 – 98 ndërsa ka qenë trajner edhe i disa ekipeve vendore dhe tëe huaja.

Ai ka lënë pas gruan, Mariana ndërsa varrimi i tij është paraparë për të shtunën.
XS
SM
MD
LG