Ndërlidhjet

Navalni mund të përjashtohet nga gara për Moskën


Kandidati opozitar rus për kreun e Moskës, Aleksei Navalni
Kandidati opozitar rus për kreun e Moskës, Aleksei Navalni
Shefi i komisionit zgjedhor për qytetin e Moskës ka thënë se zyrtarë të ndryshëm janë duke verifikuar nëse ka pasur shkelje në rregullat e fushatës të kandidatit opozitar, Aleksei Navalny.

Nëse kjo verifikohet atëherë mund të vendoset që Navalnit t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale për kreun e kryqyetit rus.

Këto zgjedhje janë të parapara të mbahen muajin e ardhshëm.

Udhëheqësi i këtij komisioni, Valentin Gorbunov, ka thënë të enjtën se komisioni është duke kontrolluar nëse ankesat se Navalni e ka shkelur rregulloren duke shpërndarë material që nuk është paguar nga fondi i fushatës së kandidatit opozitar.

Navalni, përmes profilit të tij në tëitter ka reaguar duke thënë se komentet e komisionit zgjedhor tregojnë se një raund i dytë për zgjedhjet lokale është “i paevitueshëm”.

Kryetari aktual i Moskës, i mbështetur edhe nga Kremlini del i pari nëpër sondazhe, por një raund i dytë thuhet se është i mundshëm nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr më shumë se 50 % të votave.
XS
SM
MD
LG