Ndërlidhjet

Denis Suarez kalon nga City në Barcelonë


(ilustrim)
(ilustrim)
Ekipi katalanas në futboll, Barcelona, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin spanjoll 19 vjeçar, Denis Suarez për katër vjetët e ardhshme pasi e ka siguruar transferin e tij nga Manchester City.

Barcelona ka thënë se Suarez do të luaj në ekipin e dytë të kësaj skuadre.

Kontrata e tij përfshinë një klauzolë të blerjes prej 12 milionë eurove, shumë kjo që do të rritet deri në 35 milionë euro nëse ai arrin që t’i bashkohet ekipit të parë të Barcelones.

Suarez ka luajtur për ekipin kombëtar spanjoll nën moshën 20 vjeçare.

Ai i ishte bashkuar Manchester City nga klubi spanjoll, Celta Vigo në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG