Ndërlidhjet

Rusi: Për shkak të përplasjes së raketës – shkarkohen tre udhëheqës


Pamje pas përplasjes së raketës ruse Proton-M
Pamje pas përplasjes së raketës ruse Proton-M
Tre udhëheqës të lartë të Qendrës së Gjithësisë për Kërkime dhe Prodhim të Rusisë, janë shkarkuar nga puna, për shkak të përplasjes së raketës Proton-M, muajin e kaluar.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, u tha sot gazetarëve se janë shkarkuar udhëheqësit e lartë të kësaj qendreje, Aleksandr Kobzar, Valery Grekov dhe Mikhail Lebedev.

Sipas zotit Rogozin, edhe një numër i punëtorëve të tjerë, janë dënuar me masa administrative dhe ka theksuar se hetimet për përplasjen e raketës do të vazhdojnë deri në fund të muajit shtator.

Raketa ruse me tre satelitë është përplasur pak kohë pasi ishte lansuar nga Qendra Kozmike Baikonur në Kazakistan, në muajin qershor.

Raportet e mediave kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar ishte afro 200 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG