Ndërlidhjet

Egjipt: Tubime të mbështetësve të Morsit


Pamje nga sheshi Tahrir në Kajro të Egjiptit
Pamje nga sheshi Tahrir në Kajro të Egjiptit
Mbështetësit islamistët ë presidentit të përmbysur në Egjipt, Mohammad Morsi, kanë mbajtur sot disa tubime në kryeqytetin Kajro.

Disa mijëra protestues, duke brohoritur slogane anti-ushtri, kanë demonstruar afër xhamisë së një lagjeje dhe nëpër rrugët më të vogla, duke iu shmangur rrugëve kryesore dhe shesheve, ku janë të vendosura forcat e sigurisë.

Protestat e sotme janë parë si test nëse Vëllazëria Myslimane e Morsit, mund ta mbajë presionin ndaj qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria.

Pjesa më e madhe e udhëheqjes së lartë të Vëllazërisë Myslimane është arrestuar gjatë disa ditëve të kaluara, ndërsa qindra pjesëtarë të saj janë në fshehje.

Qindra njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve prej përmbysjes së Morsit, më 3 korrik.
XS
SM
MD
LG