Ndërlidhjet

SHBA përgatit opsionet ushtarake për Sirinë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur të përgatisin forca detare dhe asete të tjera, në rast se merret vendim për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Hagel ka thënë se presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Pentagoni që të përgatisë opsionet ushtarake për Sirinë dhe se disa nga këto opsione “kërkojnë pozicionimin e forcave tona”.

Ai nuk ka pranuar të komentojë në hollësi këto veprime të SHBA-së.

Hagel ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke vlerësuar ende nëse forcat qeveritare të Sirisë kanë përdorur armë kimike në një sulm të kësaj jave, që ka vrarë qindra civilë.

Presidenti Obama e ka cilësuar këtë sulm të dyshuar si “shqetësim të madh”.

Ai ka thënë se nëse konfirmohet se Qeveria siriane qëndron prapa sulmit, situata do të kërkojë “vëmendjen e Amerikës”.
XS
SM
MD
LG