Ndërlidhjet

Hoxhaj: Siria ngjall kujtimet e Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të hetojnë urgjentisht sulmin e së mërkurës në Damask, ku dyshohet se janë përdorur armë kimike.

Nëse konfirmohet, Hoxhaj ka thënë se ai do të paraqiste sulmin më të madh kimik në dekadën e fundit.

Sipas ministrit të Jashtëm, një gjë e tillë do të nënvizonte edhe faktin se tranzicioni politik nuk mund të pritet me një regjim që nuk kursen mjetet më barbare për të vrarë qytetarët e tij të pafajshëm.

Hoxhaj i ka bërë këto komente në një shkrim autorial për revistën amerikane “Foreign Policy”.

“Lajmet dhe imazhet e dhimbshme që vijnë nga Siria – civilë të vrarë, duke ikur nga shtëpitë e tyre apo duke gjetur shkatërrimin në duart e regjimit të Bashar al-Assadit – ngjallin kujtime të dhimbshme për të gjithë ne që kemi përjetuar fushatat e spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit, në vitet 1990 në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG