Ndërlidhjet

Rreth 30 të vrarë në një burg të Bolivisë


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 30 njerëz janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në përleshjet midis grupeve rivale në një burg të Bolivisë.

Shumica e të vrarëve thuhet të jenë djegur deri në vdekje, pasi të burgosurit kanë hapur zjarr me gaz propani.

Një fëmijë njëvjeçar raportohet të jetë në mesin e të vrarëve.

Fëmijet e vegjël të të burgosurve lejohen të jetojnë me prindërit e tyre në kompleksin Palmasola Penitentiary, jashtë qytetit Santa Kruz.
XS
SM
MD
LG