Ndërlidhjet

Përdhunimi në Mumbai: Arrestohen të dyshuarit


Vendi ku është përdhunuar viktima
Vendi ku është përdhunuar viktima
Policia në Indi thotë se ka arrestuar të pesë të dyshuarit në rastin e përdhunimit grupor të një fotoreportereje në Mumbai.

Autoritetet e rendit kanë arrestuar të dyshuarin e pestë të dielën në Nju Delhi, pasi katër të tjerët i kanë kapur në Mumbai.

Pesë burrat dyshohet se kanë përdhunuar viktimën 22-vjeçare në një objekt të braktisur, pasi kanë rrahur dhe lidhur shoqëruesin e saj mashkull.

Vajza është shtruar në spital me lëndime të shumta, por tani thuhet të jetë në situatë të qëndrueshme.

Nëse dënohen, të dyshuarit mund të përballen me nga 20 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG