Ndërlidhjet

Shtyhet edhe gjykimi i Mubarakut


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Gjykimi i ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, për akuzat për bashkëpunim në vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, është shtyrë për datën 14 shtator.

Mubaraku, 85 vjeç, është transferuar sot në gjykatë nga një spital ushtarak.

Seanca dëgjimore ka ndodhur tre ditë pasi ai është liruar nga burgu dhe është vendosur nën arrest shtëpiak.

Po sot është shtyrë për në fund të tetorit edhe gjykimi i shefit të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie.

Thuhet se Badie dhe zëvendësit e tij nuk kanë arritur të paraqiten para gjykatës për arsye të sigurisë.

Ata përballen me akuzat për nxitje të dhunës ndaj protestuesve anti-islamistë, gjatë protestave që kanë çuar në rrëzimin e presidentit islamik, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG