Ndërlidhjet

Damasku lejon hetimet e OKB-së


Damask
Damask
Qeveria e Sirisë dhe Kombet e Bashkuara janë pajtuar që inspektorët ndërkombëtarë të hetojnë akuzat për përdorimin e armëve kimike në një sulm pranë Damaskut, javën e kaluar.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme siriane thuhet se marrëveshja është arritur të dielën në Damask midis Qeverisë siriane dhe përfaqësueses së lartë të OKB-së për çarmatim, Angela Kane.

Ministria ka thënë se marrëveshja është “efektive menjëherë” dhe u jep dritën e gjelbër hetuesve të OKB-së, që tashmë ndodhen në Siri.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se hetimet do të nisin të hënën.

Aktivistët opozitarë thonë se qindra civilë janë vrarë nga sulmi i dyshuar kimik më 21 gusht.
XS
SM
MD
LG