Ndërlidhjet

Arrestohet prap opozitari rus, Navalni


Tubimi gjatë të cilit është arrestuar Aleksei Navalny, 25.08.2013
Tubimi gjatë të cilit është arrestuar Aleksei Navalny, 25.08.2013
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, kandidati për zgjedhjet lokale për kren e Moskës është ndaluar përkohësisht të dielën, pas një tubimi që e realizoi në kuadër të fushatës zgjedhore.

Figura opozitare është arrestuar pas tubimit në lagjën Sokolniki të Moskës.

Në pamjet filmike të transmetuara nga mediat kritiku i ashpër i Putinit shihet duke u marr nga tubimi dhe future në një autobus policie.

Një zëdhënës policie ka njoftuar se Navalni ishte “ftuar” në një stacion policor të dielën që të jap shpjegime “në lidhje me shkeljet e ligjit për tubime”, mirëpo më vonë është liruar.

Të dielën, komisioni zgjedhor për Moskën ka thënë se zyrtarët janë duke e shikuar nëse Navalni ka bërë shkelje të ligjit për financim të fushatës zgjedhore, diçka që po u verifikua do e diskualifikonte nga gara opozitarin rus.

Navalni muajin e kaluar ishte dënuar me pesë vjet burgpasi ishte shpallur fajtor për vjedhje, por ishte liruar duke e pritur vendimin e apelit.
XS
SM
MD
LG