Ndërlidhjet

Timberlake, fituesi kryesor i MTV Video Music Awards


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Justin Timberlake është fituesi kryesor i çmimeve të kanalit muzikor, MTV, të dielën pasi e fitoi çmimin për videon më të mirë të vitit në “MTV Video Music Awards”.

Timberlake e fitoi çmimin për “Mirrors” në të njejtën natë kur ai u ribashkua me pjesëtarët e tjerë të grupit N’Sync me të cilët fitoi famë vite me parë.

Grupi muzikor amerikan janë të parët që u nderuan me çmimin, “Michael Jackson Vanguard Video Award”, hera e parë që u dha ky çmim nga MTV.

Në këtë ngjarje, fitues të tjerë ishin edhe Macklemore & Ryan Lewis pasi e morrën çmimin për videon më të mirë në kategorinë hip-hop për videon e këngës, “Can’t Hold Us”.

Ata u nderuan edhe për videon më të mirë me mesazh social me videon e këngës, “Same Love”, këngë kjo që konsiderohet si himn për martesën.

Fitues të tjerë janë edhe Taylor Swift, Bruno Mars, Selena Gomez dhe “Thirty Seconds to Mars”.
XS
SM
MD
LG