Ndërlidhjet

E vret burrin me filxhan pasi e merr vesh tradhëtinë e tij


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një shtëpiake japoneze e ka rrahur deri në vdekje bashkëshortin e saj shtatëdhjetëvjeçar me një filxhan kafeje pasi e ka marrë vesh se ai e ka tradhëtuar, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Gruaja 61 vjeçare dyshohet se e ka sulmuar partnerin pasi ka mësuar për aferën e tij, duke e goditur atë disa herë rreth fytyrës dhe kokës me një tas, në shtëpinë e tyre në pjesën jug-perëndimore të Tokios, pasditën e së dielës.

Viktima është Yasuo Hirose, profesor nderi në Universitetin Kombëtar Yokohama i cili ishte dërguar në spital, por më vonë është konfirmuar se ai kishte vdekur.

“Ai e ka pasur një aferë më nje grua që unë e urrej”, i ka thënë policisë Emiko Hirose.

“Unë u çmenda komplet dhe e kam goditur mbi 10 herë më filxhan”, ka shtuar ajo.
XS
SM
MD
LG