Ndërlidhjet

Kina paralajmëron rritje ekonomike


Pekin, Kinë (Ilustrim)
Pekin, Kinë (Ilustrim)
Qeveria kineze ka thënë se rritja në ekonominë e saj që është e dyta më e madhja në botë po tregon shenja të stabilizimit pas një rënie të gjatë.

Zëdhënësi kryesor i kabinetit të byrosë së statistikave, Sheng Laiyun, ka thënë të hënën se qeveria është e sigurtë se do të arrijë cakun e rritjes prej 7.5 përqind gjatë këtij viti.

Ai nuk ka treguar ndonjë të dhënë të re, por ka cituar përmirësimet e treguara edhe më parë në prodhimet industriale dhe indikatorë të tjerë.

Rritja ekonomike ra në 7.5 përqind në tremujorin që përfundoi në qershor pas rënieve të vazhdueshme për 10 tremujor rradhazi.
XS
SM
MD
LG