Ndërlidhjet

Kuba nuk e deshi Snowdenin në Havana


Misioni diplomatik amerikan në Havana, Kubë, 23 qershor 2013
Misioni diplomatik amerikan në Havana, Kubë, 23 qershor 2013
Ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden ishte bllokuar në zonën tranzite të aeroportit të Moskës pasi Havana ka thënë se nuk do e lejojë atë të fluturojë nga Rusia në Kubë, raporton një gazetë ruse të hënën.

Snowden, i cili në SHBA kërkohet për publikimin e dokumenteve sekrete të vëzhgimit amerikan, planifikonte të fluturonte drejt Havanës nga aeroporti Sheremetyevo një ditë pasi kishte shkuar në Rusi nga Hong Kongu, më sakt më 23 qershor.

Mirëpo Snowden, të cilit eventualisht i është dhënë azil për një vit në Rusi, nuk u paraqit të porta e fluturimit drejt Havanës edhepse i ishte alokuar një ulëse.

Duke përmendur disa burime, përfshirë edhe një të afërt me Departamentin e shtetit amerikan, gazeta ruse Kommersant ka thënë se arsyeja e mos hipjes në aeroplan ka qenë që Kuba ju ka thënë zyrtarëve të ndalonin Snowden që të futej në aeroplan.

Në raport thuhet se Kuba e ndryshojë qëndrimin pas presioneve të SHBA-ve që kërkojnë ta gjykojnë Snowdenin për spiunim.

Kommersant gjithashtu ka raportuar se Snowden i ka kaluar dy ditë në konsullatën ruse në Hong Kong duke e deklaruar qëllimin e tij që të fluturojë drejt Amerikes Latine përmes Moskës.

"Përzgjedhja e rrugës dhe kërkesa për ndihmë prej tij ka qenë befasi për ne. Ne nuk e kemi ftuar atë”, e citon Kommersant një burim shtetëror rus.

Agjencia Reuters ka shkruar se nuk ka arritur të verifikojë të dhënat e gazetës ruse.

Nëse Kuba do e lejonte Snowden të shkonte atje, atëherë Havana do rrezikonte shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

Marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë u përkeqësuan tejmase kur Moska e pranoi kërkesën për azil të Edward Snowden.

Pas dhënies së azilit një vjeçar, presidenti amerikan, Barack Obama e shtyu takimin me homologun rus, Vladimir Putin, takim që ishte planifikuar për muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG