Ndërlidhjet

KS të enjten diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten do të diskutojë për Kosovën.

Në seancë do të shqyrtohet raporti i ri i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në raportin tremujor të periudhës 23 prill – 15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Mediat serbe shkruajnë se në seancë do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG