Ndërlidhjet

Terrorizmi - shqetësim për Kabulin e Islamabadin


Karzai dhe Sharif në Islamabad - 26 gusht 2013.
Karzai dhe Sharif në Islamabad - 26 gusht 2013.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kërkuar nga kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, të bëjë gjithçka të mundur për të krijuar mundësitë për bisedime paqësore me militantët talibanë.

Duke folur në Islamabad, ai ka thënë se çështja më e rëndësishme që ka biseduar me Sharifin është se si të punohet së bashku kundër “terrorizmit” dhe si të avancohet procesi i paqes.

“Për të dyja vendet, shqetësim kryesor është mungesa e sigurisë për qytetarët dhe kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit, i cili sulmon popullatën tonë, qeveritë tona, ushtarët tanë dhe forcat tona të sigurisë”, ka deklaruar Karzai.

Sharif ka thënë se ai dhe Karzai kanë vendosur të punojnë më ngushtë për të forcuar tregtinë, energjinë dhe lidhjet e komunikimit.
XS
SM
MD
LG