Ndërlidhjet

Obama me gjasë do të takojë Putinin


Obama & Putin - foto arkivi
Obama & Putin - foto arkivi
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama ka të ngjarë të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Shën Petersburg, ku edhe do të mbahet samiti i G20-ës.

Dy presidentët kanë qenë në mosmarrëveshje për shkak të vendimit të Rusisë për t’i dhënë azil të përkohshëm ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili në SHBA akuzohet për spiunazh.

Në shenjë proteste ndaj këtij hapi dhe dallimeve të tjera, Obama ka anuluar takimin në Moskë me Putinin, i cili ka qenë i planifikuar para samitit të G20-ës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se Obama ka gjasa të takojë Putinin, pasi Rusia është nikoqire e samitit.

Ai ka mohuar të thotë nëse dy presidentët do të kenë takim të ndarë.
XS
SM
MD
LG