Ndërlidhjet

Vazhdon lufta me zjarret në Kaliforni


Ilustrim
Ilustrim
Zjarrfikësit në Kaliforni shprehen optimistë rreth përpjekjeve të tyre për të frenuar zjarrin masiv pranë Parkut Kombëtar Yosemite, i cili kërcënon furnizimet me ujë dhe energji elektrike në qytetin e San Franciskos.

Shefi i operacioneve, Glen Stratton, ka thënë se zjarri që ka nisur më 17 gusht vazhdon të rritet, porse “ekipet janë të bindura se mund të mbrojnë rezervuarin që furnizon San Franciskon”.

Rezervuari Hetch Hetchy furnizon me ujë rreth 2.6 milionë banorë të këtij qyteti.

Zjarrfikësit janë po ashtu duke mbrojtur linjat e transmetimit hidorelektrik aty pranë.

Zjarret kanë djegur rreth 52,000 hektarë tokë.
XS
SM
MD
LG